Big Brother Albania 5

Faqja jo-zyrtare e BBA 5

Ish-banorët flasin për fituesin, Liami dhe Arbri, me te favorizuarit



Ata nuk e vazhduan lojën për arsye se ndoshta nuk luajtën mirë, apo nuk u deshën më nga publiku që i ndiqte 24 orë në 24 orë në spektaklin “
Big Brother Albania 5 ”.
Ne u munduam të kontaktojnë me shumicën e ish-konkurrentëve të këtij reality-shou dhe e dinim se një pjesë e mirë e tyre do të na thoshin se nuk kishin kohë ta ndiqnin më, pas daljes së tyre, madje disa as nuk donin ta favorizonin asnjërin prej lojtarëve që kanë mbetur në konkurrim.

Ndoshta kishin të drejtë pasi atyre u ishte prerë dëshira për ta fituar shumën e madhe të parave në këtë BIG BROTHER. Por, sipas banorëve të BB5, që tashmë e kanë lënë lojën, kush janë më të favorizuarit e tyre dhe kë e shohin ata fitues ndërmjet Liamit, Ermalit, Arbrit, Erionit, Françeskës apo Gentës, vetëm një javë para finales së madhe? Lexojeni mendimin e tyre dhënë gazetës sonë!
Vlashi:
Sipas mendimit tim, Liami e meriton ta fitojë “Big Brother 5”. Është djalë shumë i zgjuar dhe ka ditur si të bëjë në këta tre muaj lojë të fortë kundër gjithë të tjerëve.
Elvisi:
Arbri, megjithëse nuk e kam ndjekur më pas.
Dritani:
Shpresoj te Liami. Besoj se është personi me më shumë shanse për sukses brenda shtëpisë.
Gerta:
Liamin e shoh si fituesin e “Big Brother Albania 5”.
Albulena:
Unë i shoh si fitues, ose Liamin, ose Arbrin.
Anila:
Arbri mendoj, pasi s’kam ndonjë emër tjetër, meqë vëllai im Graciano doli.
Edgari:
Besoj në fitoren e Françeskës.
Klaudia:
Unë do të doja të fitonte Erioni, por mendoj se mund të fitojë Liami. Ai është lojtar i fortë dhe sigurisht edhe i avantazhuar për shkak të moshës
Grandiola:
Mendoj se e fiton Arbri.
Por, edhe banorët të cilët kanë mbetur në ditët e fundit para finales në “Big Brother 5” kanë nisur të profetizojnë se kë e shohin treshen më të fortë në finale.
Arbri mendon se mund të fitojë ose Liami, apo Ermali, ose vetë ai, ndërsa Ermali mendon se këtu si të fortë e sheh edhe Françeskën e tij, por edhe Genta e sheh veten të fortë dhe në finale. Por, cili apo cila do të arrijë të fusë në llogarinë e tij 100 milionë lekë, këtë do ta mësojmë pas një javë, në natën finale. /Përgatiti: Maksim Gjokaj/Kosova Sot/


Big Brother Albania 5

Genta: “Rubensin nuk do ta takoj kur të dal”



Genta e Arbri qëndrojnë në sallon duke biseduar, ku Genta shpreh dëshirën për të qenë në finale e fillon të mendojë për veshjen që mund të ketë po ashtu për surprizat që mund të marrin, apo do të dëshironin të merrnin.

Së fundi, Genta flet për lidhjen me djemtë, e tregon se asnjëri nga djemtë e shtëpisë nuk i ka pëlqyer për të krijuar lidhje. E pyetur nga Arbri, Genta thotë se nuk e ka marrë malli për asgjë nga jeta e saj jashtë, përveç familjarëve, e do të rrinte deri në një vit e mbyllur në shtëpinë e BB. Arbri e pyet për Rubensin, e ajo përgjigjet se nuk do ta takojë kur të dalë jashtë, e nuk do ta tolerojë më, pasi ai nuk sjellë fort mirë me të.

Ndërkohë, banorët e tjerë qëndrojnë në oborr, ku Liami e Françeska marrin rreze dielli. Françeska e pyet Erionin përse nuk bën banjo dielli, pasi ai nuk ka marrë asnjëherë rreze në shtëpinë e BB e ai përgjigjet se nuk i pëlqen të rrijë në diell. Ermali ndërhyn e thotë se Erioni është në ‘konflikt’.


Big Brother Albania 5

Françeska komenton Liamin: “Më ka zhgënjyer”



Françeska qëndron me Arbrin e Gentën në sallon e fillon të komentojë Liamin. Ajo u tregon se Liami i ka thënë që mendon se këtë javë do të largohet ajo dhe Arbri, e për këtë s’duhet t’i vinte keq. Ajo tregon se kjo gjë që e ka bërë për të qeshur e i ka thënë se e ka zhgënjyer me këtë mendim, pasi i ka thënë që Erioni nuk largohet. Ata mendojnë për finalen dhe Arbri thotë se kjo gjë nuk varet prej tyre dhe nuk i paracaktojnë dot se çfarë mund të ndodhë.

Françeska vazhdon të aludojë se në finale mund të jenë pesë persona, ose ndoshta ata vetë do të zgjedhin në formë zirxhir për pjesëmarrësit e finales. Ajo shton se do t’i vijë keq nëse del ajo dhe qëndron dikush tjetër në vend të saj, si për shembull Erioni, pasi të gjithë e dinë se në ç’nivel loje është Erioni.

Arbri shprehet se problemi më i madh është ku nënvlerëson një lojtar një lojë, e të duket se vlerat personale janë të pakrahasueshme, e me pak fjalë, kur ke shumë besim në vetvete. Françeska tregon se e ka pyetur dje Liamin përse e ka nominuar e ai i është përgjigjur se donte të shikonte nëse nominimi do ta demoralizonte.


Big Brother Albania 5

Liami e Arberi nisin ditën me ironi



Zgjimi i banorëve vjen më vonë se zakonisht mëngjesin e sotëm, pas ndezjes së dritave dhe muzikës në sfond nga Vëllai i Madh. Si gjithmonë, i pari që zgjohet është Ermali, i cili pasi kujdeset për bateritë e reja të banorëve të tjerë, shkon në kuzhinë dhe fillon të merret me pastrimin.

Pas Ermalit zgjohet Liami, i cili fillon të merret me veten dhe higjienën personale sapo zgjohet. Ermali shkon te krevati i Françeskës dhe mundohet që ta zgjojë mes puthjesh e përqafimesh, por ajo përkëdhelet e vonon të zgjohet. Françeska pas zgjimit, fillon të flasë për banorët e thotë se mendon se do të dalë Genta nesër, e jo ajo.

Më pas, Liami shkon në dhomën e gjumit pranë Arbrit e menjëherë fillojnë të bëjnë ironi me njëri-tjetrin. Liami i shkon pranë dhe si duke e bezdisur e ngacmon me fjalë, ndërsa Arbri i përgjigjet se Liami nuk është niveli i tij, e ka kapacitet të ulët, pasi s’ka lexuar shumë, e jeta nuk është vetëm muzika.

Liami i thotë Arbrit të mos viktimizohet e Arbri i përgjigjet se Liami nuk e di se ç’farë kuptimi ka viktimizimi. Liami i vë në dukje Arbrit nivelin e shkollimit, e Arbri përgjigjet se Liami që kur ka ikur në Gjermani, ka harruar ç’do gjë, madje dhe njerëzit e familjes.


Big Brother Albania 5

Arbër-Liamit “Ti e shet fytyrën për lekë, unë luftoj pastër me shpirt për ato lekë”



Arbër del nga dhoma e rrëfimit dhe Liami fillon përsëri debatin që këtë herë kalon në një zënkë të fortë. Liami ironizon përsëri arbrin duke i thënë “hajde këtu të t’i vë në dukje se si të kanë shfrytëzuar e të kanë injoruar këtu brenda”. Arbri fillimisht flet me ton të qetë dhe më pas debati i tyre merr “zjarr” pasi Liami i thotë “po të vë në dukje burrërinë, të shoh si një njeri që s’ke burrëri, s’ke karakter”.

Liami fillon që t’i kujtojë Arbrit debatet që ka pasur me banorët e tjerë dhe i thotë se ai edhe pasi është ofenduar nga të tjerët, përsëri ka folur e qeshur me ta dhe sipas tij kjo gjë e bën atë pa karakter. Liami Largohet dhe arbri i thotë “hajde këtu të tregojë unë karakterin, mos kthe kurrizin, i pafytyrë”. Këtu fillojnë ofendimet njëra pas tjetrës.
Liami i thotë Arbrit “ke lënë nam për veten tendë” e Arbër i thotë “ti ke bërë lojë të pistë, kapesh me vogëlsira, me gjëra naive, unë kapem me ty sepse këtu brenda e kam për detyre pasi kam pranuar të jem në këtë lojë, jashtë nuk të njoh” e më pas vazhdon “ti je i pafytyrë, unë kam ardhur në këtë lojë që të dal me shpirt të pastër”.

Liami fillon që të bëjë lëvizje prej rrepiri duke u munduar që të acarojë edhe më shumë Arbrin dhe të dy vazhdojnë ofendimet. Liami i thotë Arbrit “s’ke karakter e s’di të mbash qëndrime”e arbër i përgjigjet “unë nuk e ul veten aq shumë” më pas arbër i thotë Liamit se tashmë i jep të drejtë shprehjes së Ermalit “Liami s’ka vlera dhe do të më vinte keq po të fitonte lojën” dhe thotë “tani i jap të drejtë sepse pikën e vlerës nuk ke”. Liami i përgjigjet “ja ku jam, pa vlera”.

“Ti je naiv, një 32 vjeçar që kapesh me vogëlsira” i thotë Arbri dhe Liami i thotë “të gjithë të kanë thënë je si Liami”. Arbri i thotë “po ty të kanë thënë je i pavlerë”. “Të kam përdorur si termometër” i thotë Liami Arbrit. Të dy akuzojnë njëri-tjetrin se nuk i kanë dhënë asgjë shtëpisë ku Arbër i thotë Liamit se ai ka folur vetëm për muzikë e DJ dhe Liami i thotë se as ai nuk ka hapur asnjë temë diskutimi.

Dhe në këtë moment ndërhyn Françeska e cila u vë në dukje të dyve gabimet e tyre dhe shfrytëzon rastin për t’ua përmendur këto gabime dhe u thotë “po sulmoni njëri-tjetrin në gabimet që keni bërë të dy”. Arbër i thotë Liamit “ti e shet fytyrën për lekë, unë luftoj pastër me shpirt për ato pare”. E ndërsa dy djemtë zihen banorët e tjerë që ndodhen aty qeshin me zënkën e tyre.


Big Brother Albania 5

Arbri-Liamit: “Ti kë fillu me u mbyt, po s’të lë unë”



Gjatë kohës që banorët luajnë Liami komenton Arbrin që humbet lojën përpara Ermalit dhe Erionit dhe në një moment Arbër i thotë që të mos sillet në atë mënyrë sepse po mundohet që të ulë Arbrin në sytë e publikut. kjo ka mjaftuar që midis tyre të lind një debat, pasi Liami kur shkojnë në dhomën e gjumit vazhdon të ironizojë arbrin në lidhje me lojën dhe marrëdhënien e tij kohët e fundit me Ermalin dhe Erionin.

Fillimisht dy djemtë flasin me ironi e nënkuptime, por batutat që thonë janë mjaft ofenduese dhe situata sa vjen e rëndohet duke u shndërruar në një debat të ashpër. Liami shtrihet për gjumë dhe ka disa ditë që banorët komentojnë gjumin e tij gjatë ditës, në këtë moment arbër i thotë si me shaka “çohu se nuk ke ardhur këtu me pushime”. Kjo bën që Liami të acarohet dhe i thotë “ik luaj tenis dhe mos bëj pit-stop tek unë”. më pas ai shton “për mua je zhivë termometri kur dua të ul e kur dua të ngre”.

Arbër nga ana tjetër i thotë se nuk e ka parë asnjëherë që të përballet Liamin dhe shprehet “ti ke fillu me u mbyt, por s’të lë unë, duhet të ma dish për nder”. Arbër i thotë Liamit se që nga dita që ka hyrë në shtëpi e ka përkrahur e shprehet “gjithmonë të kam dhënë krah, s’ta kam leshu dorën”. Liami i thotë Arbrit se fakti që banorët e kanë quajtur si kopje e Liamit do të thotë se ai e ka ngritur Arbrin.

Edhe pse mundohen që të sqarohen, dy djemtë debatojnë më fortë duke akuzuar njëri-tjetrin për lojë të dobët. Liami i thotë Arbrit që të mbyllë derën dhe të largohet sepse ai do të flejë, ndërsa arbër ia kthen “përpallu, pse nuk përballesh?”. Arbri shkon në dhomën e rrëfimit, ndërsa Erioni i tregon Ermalit jashtë për debatin e dy djemve dhe ai thotë “parashikimet vazhdojnë”. Aty vjen edhe Liami i cili i tregon Ermalit për debatin dhe e komenton sjelljen e Arbrit me Erionin.


Big Brother Albania 5

Dritani: Asnjë nga banorët nuk i meriton 100 milionët



Me votat e publikut, Dritani ka lënë shtëpinë e “Big Brother Albania 5” mbrëmjen e së shtunës. Në një gjykim të tijin për banorët e mbetur në garë, ai thotë se asnjë nuk e meriton fitoren, sepse, sipas tij, nuk kanë dhënë aq sa duhet për një “reality show” të tillë.
“Ermali nuk është burrë, nuk di ta respektojë femrën”
Tani e ka përfunduar aventurën e tij në “Big Brother”, edhe pse u mundua që të ndryshonte situatat në shtëpi. Ai mendon se u penalizua nga fakti që hyri vonë në lojë. Qëllimi i tij ishte të përçante grupet e krijuara dhe këtë e nisi me Gracianon, por nuk e arriti dot. Liamin e sheh si konkurrentin më të fortë brenda shtëpisë, ndërkohë që ka një antipati të hapur për Ermalin. Angazhimi i tij në vazhdim do të jetë lokali në Tiranë, ku është aksioner.

Keni vetëm pak orë jashtë shtëpisë. Jeni i mërzitur nga eliminimi i së shtunës?
I mërzitur po, prisja të shkoja deri në gjysmëfinale, sepse kishte të tjerë që po rrinin të stepur apo që nuk e dinin as ku ishin, si Erioni, Françeska, Genta, Arbri apo edhe Ermali që fshihet pas Françeskës. Të dy bëjnë lojë tërhiqe mos e këput. Java ka 7 ditë, dhe të gjithë këta e bëjnë me radhë se kush do të jetë kapiteni.
Ju jeni akuzuar vazhdimisht se nuk u pozicionuat brenda shtëpisë. Cila ishte loja juaj?
E them dhe do ta rithem që pozicionimin tim e kam pasur me Gracianon për dy javë rresht. Gjithçka u prish kur Graciano dëgjoi fjalën “thikë pas shpine” nga klipi i dhomës së rrëfimit, të cilën nuk e kam thënë me tendencë e as për të fyer Gracianon, por po sqaroja faktin se kur të ishim afër finales ne mund të përballeshim edhe bashkë. Ai i besoi fjalës dhe banorët e shfrytëzuan këtë moment, sepse kishin dy javë që po tentonin të na përçanin. Graciano u takua me Olën, vazhdoi me të dhe unë nuk kisha kohë të prisja. Ndenja me Ermalin, Françeskën, Erionin, diskutoja me ta, pastaj u afrova me Gerin, Liamin e Arbrin, po gërmoja diçka te të dyja grupet, por m’u dukën më të saktë e më të pjekur ata te grupi i Liamit, nëse mund t’i quajmë grup.
E ndiet veten pjesë e këtij grupi?
Luftoja për veten time, përderisa edhe vetë Liami luftonte për fitoren e tij. Nuk ishte e thënë që çdo gjë që do të më thoshin mua t’ia përcillja Liamit, sepse i binte që unë të punoja për të. Ai e ka shprehur hapur se do të luftojë për fitore dhe bravo i qoftë, kurse të tjerët luftojnë për famë, gazeta, bukuri, revista, gënjehen me 200 lekësha. Edhe unë e doja fitoren, por më penalizoi hyrja me vonesë. Banorët të suleshin në shtëpi për cigare, imagjino se çfarë mund të bënin për 100 milionë lekë.
Nëse nuk do të kishte ndodhur përçarja me Gracianon, cili ishte qëllimi juaj?
Nuk do t’i kisha lënë rehat, do t’i kisha përçarë të dyja grupet. Do të kurseja vetëm Liamin, sepse kam pasur respekt që në fillim kur hyra. E shihja që kishte bagazh e dinte të luante, kurse Ermali është i dobët. Ai është për turp, me atë nivel të ulët, me atë indiferentizëm që ka duke ndenjur te cepi që t’i shkojnë banorët!
Keni një lloj antipatie ndaj Ermalit, pse?
Nuk e kam dëgjuar akoma se çfarë ka thënë ai për mua, por unë ia kam shpjeguar të gjitha ato që kam pasur për të. Kam biseduar edhe me Françeskën, pasi kur ajo thoshte se nominonte më të dobëtit, atëherë kishte në krahun e saj një më të dobët se unë, sepse Ermali nuk di të respektojë një femër. Ai nuk e mbronte atë, nuk është mashkull, nuk është burrë.
E shihni lidhjen e tyre për lojë?
Edhe vetë Françeska e di që është lojë dhe ka luhatje të shpeshta. Të dy ia kanë frikën njëri-tjetrit. Ermali di vetëm të frenohet, por nuk ka një çift që të shkojë gjatë duke bërë të tillë lojë, tashmë bajate. Edhe nominimi që i bëri Françeskës ishte fals, as ai vetë nuk e di pse e bëri.
Kë shihni si fitues?
Nga të gjithë banorët që janë brenda nuk shoh asnjë, sepse duhet të japësh shumë për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në një “reality show” si “Big Brother”. Unë nuk do ia jepja asnjërit, por në këto kushte po them për Liamin.
Nëse do i fitonit, çfarë do të bënit me 100 milionët?
Do blija një shtëpi në Tiranë dhe kisha dëshirë që me disa prej lekëve të kisha një kanile për qentë diku jashtë Tirane, ku njerëzit të merrnin, të dhuronin qen. Një mënyrë jo për të fituar, por thjesht për ta pasur.
Cili do të jetë angazhimi juaj tani?
Angazhimi është të merrem me lokalin ku jam aksioner në Tiranë, nuk kam ndonjë plan tjetër. “Big Brother” ishte një kënaqësi, familjarët e mi ndihen mirë, por mbaroi.

Opinione
Ermali: Djalë që mendon se ka karakter, do të bëjë dhe të fortin dhe të zgjuarin, po nuk i bën dot të dyja.
Françeska: Nuk ke çfarë të thuash, njësoj si emri i saj. Çuditem si më qortonte mua për lojën, kur vetë nuk ka bërë ndonjë gjë.
Erioni: U mundova ta zgjoja nga gjumi, por sa çohej nga krevati më flinte te pishina. U bënte fresk banorëve.
Genta: Më pëlqente, diskutoje, bisedoje, por nuk e shoh si konkurrente. Nuk ishte për lojë në momentin që mendonte se kishte të tjerë më lart se veten.
Arbri: Flet shumë, por nuk vepron. Ai pret të shtunën që të shfaqet. Është i vogël, por si zhapik.
Liami: Është vërtet një lojtar që u nxjerr telat banorëve, si çiftit ashtu edhe vetë Arbrit. Arbri mendon se përballet me Liamin, por nuk ia del dot.
 Gazeta Shqip


Big Brother Albania 5

Gerta: Liamin e shoh si fituesin e Big Brother Albania 5



Ndonëse mendonte se mund të shkonte deri në finale, Gerta e ka mbyllur aventurën e saj në “Big Brother Albania”. Ajo ka qenë e eliminuara e dytë e javës, pas largimit të Dritanit. Pas daljes nga shtëpia, po mendon për pushimet, pa bërë plane konkrete.
Për Arbrin thotë se nuk ushqen asnjë ndjenjë, ndërsa Liamin e pëlqen si person, por jo të dashur. Gerta i është rikthyer jetës së përditshme, pas gati një muaj e gjysmë brenda shtëpisë së “Big Brother”. Beson se fakti që hyri kur grupet ishin krijuar e pengoi të bënte lojë më të fortë, ndërsa nga banorët e mbetur sheh si fitues Liamin. Duke komentuar marrëdhënien e Françeskës me Ermalin thotë se mes tyre ka vetëm tërheqje fizike dhe se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë gjatë. Për sa i përket një lidhjeje të përfolur të saj jashtë shtëpisë, Gerta thotë se është totalisht beqare.

Shumë pranë finales, por pa mundur dot ta arrinit. Ishte i papritur ky eliminim për ju pas largimit të Dritanit?
Ne e kishim analizuar situatën dhe e kishim menduar që mund të bëhej një eliminim i dyfishtë, megjithatë mendova se do të dilte Genta e jo unë. Më vjen keq që dola, sepse e kisha menduar se mund të shkoja në finale. Unë hyra më vonë në shtëpi, por nuk e konsiderova të rëndësishëm këtë fakt, pasi çdo gjë varet se çfarë jep dhe për atë kohë që ndjenja dhashë goxha. Mund të kisha bërë edhe më shumë, por nuk m’u dha mundësia.
Nëse do ta kishit kaluar këtë fazë, cila ishte loja që do të bënit për të siguruar finalen?
E kam sqaruar dhe e përsëris, se në shtëpi nuk kisha hyrë me plane. Gjithçka më vinte spontanisht, qoftë edhe një lojë apo shaka që bëja. Në momentin e parë që shikoja diçka që nuk më pëlqente, një mënyrë të vepruari apo të foluri, thjesht e bëja të dukshme dhe situatat rridhnin normalisht. Strategjia e vetme që kam përdorur, ka qenë vetja ime.
Ju u afruat me Arbrin dhe Liamin që në javën e parë. Kjo për shkak se u ndiet e sulmuar nga grupi tjetër?
Ishin djemtë ata që më afruan. Duke qenë se isha shumë e sulmuar nga banorët e tjerë, kur dy persona të vijnë e të mbështesin, të vjen mirë. Kjo gjë më ka bërë që të afrohem më tepër, plus që kishim edhe gjëra të përbashkëta, bisedonim, luanim, bënim strategji, gjë që ishte shumë e dukshme. Kisha goxha gjëra të përbashkëta me ta, por asnjëri nga ne nuk ishte ushtar.
Pse mendoni se të sulmoi grupi tjetër?
Banorët bien në një kontradiktë që është mbresëlënëse. Gjatë spektaklit Ermali deklaroi se i pëlqente më shumë Geri që ishte në fillim, ndërkohë që më parë thoshte se nuk i pëlqeja ashtu si isha. Banorët i kishin krijuar grupet kur hyra unë brenda dhe ndoshta i trembeshin idesë se dija diçka nga jashtë dhe do ta shfrytëzoja kundër tyre, gjë që unë nuk e bëra. Ishte edhe frika e 100 milionëve që të gjithë i duam.
Arbri ju dedikoi disa vargje pasi kishit dalë nga shtëpia. Si e komentoni këtë veprim të tijin?
Arbri mbase atë moment e përdori si ironi, nuk e di me saktësi, por unë dua të marr pozitivitetin. Më preku mënyra se si e bëri, por nuk kanë lidhje ndjenjat mes meje dhe Arbrit, është thjesht shoqëri nga ana ime. Nëse Arbri e ka bërë me qëllim tjetër, besoj se është kuptuar dhe nuk jam unë ajo që rrezikoj.
Arbri e shprehu që në fillim simpatinë ndaj jush, por pastaj patët mjaft debate. Mendoni se e ka bërë për lojë gjithë këtë?
Arbri e ka shprehur simpatinë që në fillim dhe e mohoi të shtunën. Deri diku e ka bërë për lojë.
Banorët e kanë diskutuar shumë afrimitetin tuaj me Liamin. Kishit simpati për të?
Liami është çun shumë i mirë, unë kam simpati si njeri. Për sa i përket lojës aty brenda më pëlqen si lojtar. Kuptoheshim me sy dhe kishim bashkëveprim loje.
Liami e ka shprehur hapur simpatinë për ju…
Liami më ka thënë aty brenda: “Po të mos kisha të dashur, do të tentoja të provoja diçka me ty”, por këtë e thonë të gjithë meshkujt dhe unë nuk është se i jap shumë rëndësi. Pastaj kur ke tre muaj aty brenda dhe kur hyn një femër e re, bëhen edhe këto gjëra.
Do të ishit e hapur për një lidhje me të?
Jo, nuk do të më pëlqente për lidhje dhe këtë e kam thënë.
Disa nga banorët që kanë dalë e kanë cilësuar Liamin si tinëzar. Si e shihni ju si konkurrent?
Liami është dinak jo tinëzar, por më pëlqen, sepse ka një lloj diplomacie, tërhiqe mos e këput, dhe ashtu duhet të jesh aty brenda. Ka gjëra që duhet t’i thuash, në momente të caktuara edhe të zmbrapsesh dhe duhet që të dalësh edhe pak nga natyra për hir të lojës.
E shihni fitues?
Personalisht po. Mendoj se e meriton. Arbri dhe Ermali kanë gjithashtu kapacitet, por ata të dy kanë më shumë teori aty brenda, janë të lodhshëm, sidomos për dikë që i provon aty brenda.
Marrëdhënia juaj me Françeskën ka qenë pak e dyshimtë. Në fillim keni debatuar shumë, ndërsa dy javët e fundit keni qenë shumë afër. Cilat ishin marrëdhëniet e vërteta mes jush?
Nuk kam pasur asgjë me Françeskën, kanë qenë banorët e tjerë që më kanë sulmuar. Kur Françeska më sulmoi, e pa që nuk i dilte gjë në këtë pikë dhe pastaj u përpoq të më njihte. Pastaj ishte edhe një organizim i yni si femra për të organizuar surpriza për meshkujt e shtëpisë.
Si e shihni marrëdhënien e saj me Ermalin?
Tërheqje fizike. Ermali ndoshta më i dhënë, por nga Françeska vetëm një tërheqje fizike, nuk besoj se do të shkojë gjatë.
Nga gazetat është përfolur edhe për një lidhjen tuaj jashtë shtëpisë. A është e vërtetë?
Jam beqare, po beqare fare. Nuk kam asnjë lidhje.
Si ka qenë për ju eksperienca “Big Brother”?
Shumë e bukur, një kënaqësi e madhe. Mëson shumë nga të tjerët dhe mbi të gjitha provon veten. Ndihem e lumtur që kam marrë pjesë.
Do të ndryshonit gjë po ta ribënit?
Te vetja asgjë. Mund të jepja më shumë po të kisha më shumë kohë.
Cilat janë planet tani që dolët nga shtëpia?
Mendoj se po vjen vera dhe jam për pushime, pastaj të shoh, nuk dua të bëj plane.

 O. Lila Gazeta Shqip


Big Brother Albania 5

Genta e Françeska flasin për Finalen: Genta “Po s’e fituam ne, më mirë të fitojë Arberi”



Genta e Françeska vazhdojnë të flasin për finalen dhe nominimet. Françeska e pyet Gentën se çfarë ka thënë Liami për faktin që e nominoi. “Cila ishte arsyeja që më nominoi?” pyet Françeska Gentën e ajo i përgjigjet “Liami nuk e tha arsyen, madje nuk e pranoi që të kishte nominuar”.

Vajzat nuk e komentojnë gjatë nominimin, pasi ata janë paralajmëruar se bisedat për nominimet janë të ndaluara nga rregullorja e Vëllait të Madh dhe kjo mund t’i ndëshkojë në çdo moment. Për këtë arsye vajzat flasin për Liamin dhe finalen, por pa përmendur nominimet. Ato thonë se ndoshta Liami mund edhe të eliminohet një javë përpara finales. “Këta që thonë se do shkojnë në finale, mendoj se nuk ia arrijnë” thotë Genta, ndërsa Françeska shton pas saj “po unë mendoj se ai dhe Erioni mund të dalin”.

Më pas vajzat shprehen se do të donin që të ndodhte kjo, por përsëri dyshojnë se Liami do të jetë finalist dhe ndoshta edhe fitues. Genta thotë “po të mos jemi ne finaliste e fituese, më mirë të fitojë Arbri” dhe Françeska pohon. Në këtë mënyrë vajzat lënë të kuptohet se nuk duan që çmimin e madh ta fitojë Liami, por nuk shprehin arsyen se përse.


Big Brother Albania 5

Ergys i “BB4”: Fitues të këtij edicioni shoh Arbrin, një djalë shumë fisnik



24-vjeçari nga Shkodra në “Big Brother 4” pohoi se hyri për t’i dhënë një dimension tjetër këtij show, atë të një artisti që e shikon botën ndryshe. Një vit më parë ishte shumë pranë fitores, ndërsa kësaj here me këndvështrimin e një aktori ai komenton banorët e “Big Brother 5”:
Ergys po e ndjek Big Brother Albania 5 dhe si po të duken banorët, të vërtetë apo aktorë me rolet e tyre?
Ndodh që imagjinata ime diellore gabon se është liberale, por them të drejtën nuk më kanë dhënë shkas me lojën e tyre që të mund t’i ndjek rregullisht. Për mua nuk janë njerëz pa komplekse. Madje, kanë shumë komplekse.
A mund ta bësh një portretizim të tyre, si po të duket loja që ata bëjnë?
Unë jam shumë mendjehapur si natyrë, por të them të drejtën nuk kam marrë ndonjë impuls nga banorët e BB5. Mund të them që thjesht më janë dukur personazhe që nuk dinë të thonë “Jam unë dhe pikë”. Janë shumë të lëkundur. Të parë me syrin tim do i përshëndesja me “Black or White” të Michael Jackson, që do të thotë se respektoj çdo racë apo çdo grup njerëzish, kur ka një mendim të mirë sipër.
Në fund të fundit kjo garë bëhet për para, si e luajnë këto personazhe këtë lojë për të fituar milionat?
Mund të luash për paratë, sepse e gjithë bota luan për to. Por këto personazhe që kanë mbetur, duhet të na e bëjnë të lehtë të bëhemi tifozë me njërin prej tyre. E them këtë, pasi mendoj që  ka njerëz që e ndjekin formatin, por nuk dinë ku të hedhin tifozerinë apo dashamirësinë e tyre. Pra, me pak fjalë mund të them se nuk kanë sjellë ndonjë gjë ndryshe me lojën e tyre, edhe pse bëjnë si “modernë” pa lidhje.
Nëse mund t’i komentojmë secilin prej tyre. Liam si po të duket?
Urime për kapuçin, do ia vjedhin modelin…(qesh) Larg shakasë, them se ai ka mundësi për më shumë, do thosha. Nëse ka ambicie të forta për të fituar, ai duhet t’i bëjë ata që e ndjekin “Big Brother” të bëhen me të.
Genta ka fituar apo humbur pikë pas publikimit të fotove gjysmë zhveshur?
Gentën e kam xhan. Për fotot ajo s’duhet ta vrasë fare mendjen. Foto si ato të saj kanë 25 për qind e vajzave, dhe m’u duk pa lidhje pse e frynë çështjen e fotove në atë lloj forme. Deklarimi i fotove të saj në 2012 në atë lloj forme është i tepërt. Uroj që Genta të ketë Diellin me vete e ta dojë jetën se është e bukur dhe e çmuar. Ka lezet që i ka ato foto. Realiteti është nudo, kush ka guxim e sheh.
Ermali, çfarë impresioni të lë gjatë lojës?
Sikur të ishte më i hapur me publikun, do ishte më mirë. Ermali për mua është model shabllon.
Françeska është vajza që të bën vërtet përshtypje me pamjen dhe tipin e saj?
Shumë e këndshme më duket, se qesh dhe përcjell energji të mirë. Nga portreti i saj më lë përshtypjen e një vajze të çiltër.
Gerta mendon se ka hyrë në lojë si duhet, edhe pse u bë pjesë e BB5 me vonesë?
Kisha përshtypje të mirë në fillim në një sekuencë që e pashë duke folur, pasi m’u duk e qartë. Por tani mund të them se është si të gjitha biondet.
Ndërkohë që po komentohet shumë djali nga Kosova, Arbri. Ty si po të duket? 
Arbri më duket djalë fisnik.
Erioni bie në sy për pozitivitetin e tij. Mendon dhe ti kështu? 
Erioni është djalë i mirë. Sheh shumë, por pak vepron.
Dritani?
Nuk më ka lënë ndonjë impakt.
Ti cilin do dëshiroje fitues të BB5?
Arbrin, se ka emrin e vëllait tim dhe është shumë fisnik, siç e thashë më sipër.


Big Brother Albania 5